Selvije Kasapi jep lajmin e madh ”Amanetin e Shpatit do ja dërgojmë deri në fund”

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Kasapi ka ndarë një mesazh falënderimi publik për mbështetjen e marrë në një moment të vështirë familjar.
Ajo bëri të ditur se, falë ndihmës së marrë, familja ka arritur të sigurojë në kohë rekord një leje qëndrimi 3-vjeçare në Itali, kjo leje është një hap i rëndësishëm për shëndetin dhe të ardhmen e vogëlushit Roel.
Në mesazhin e saj, Selvija shprehet se Shpati do të ishte shumë i lumtur për këtë arritje dhe se ajo është e vendosur ta çojë deri në fund amanetin e tij.
