“Ndalja” e rinumërimit të vendvotimeve të Podujevës, deklarohet KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se përse në komunën e Podujevës nuk është duke u zhvilluar rinumërimi. Sipas të dhënave në platformën e KQZ-së për rezultate, nga kjo komunë janë rinumëruar 11 nga 110 vendvotime dhe kjo gjendje është që para datës 19 janar 2026.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se në këtë komunë janë rinumëruar rreth 10 përqind e vendvotimeve sipas vendimit të parë të KQZ’së për rinumërim të pjesshëm.
Ai ka shtuar se pas vendimit të dytë për rinumërim të plotë në të gjitha vendvotimet, procesi kishte kaluar komunën e Podujevës dhe po zhvillohej në komuna të tjera, sipas renditjes së paraparë.
Sipas Elezit, së shpejti vendvotimet tjera nga kjo komunë do të përfshihen në procesin e rinumërimit.