Peci për dialogun: Amerikanët do të jenë të pranishëm për diçka tjetër

(Lajm i përditësuar)


Peci për dialogun: Amerikanët do të jenë të pranishëm për diçka tjetër

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 tha se takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut me Serbinë do të bëhet në momentin e sekuencimit.
“Të cilën do ta arrijnë negociatorët tjerë, ata do t’i thonë po dhe do të thirren aty praktikisht me ia dhënë sharmin e fundit,” tha Peci, duke shtuar se beson se kjo do të ndodhë në pranverë.

Kur u pyet se a do të jenë amerikanët pjesë e kësaj marrëveshjeje, Peci tha se ata do të jenë të pranishëm në diçka tjetër.
“E shohim… (çka është diçka tjetër),” tha ai.


Dialogi, Peci: Edhe Kosova edhe Serbia i frikohen Trumpit

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21, duke folur për dialogun Kosovë–Serbi, vlerësoi se stili i emisarit për dialogun, Sorensen, dallon prej atij paraprak, Lajçakut.

“Punohet dhe vetëm atëherë kur arrihen rezultatet bëhen publike. Unë mendoj që kjo është një sinjal që në këtë kohë kjo çështje është marrë në mënyrë më serioze nga të dyja palët. Një element është këtu që unë e besoj ndërgjegjshëm: edhe Serbia edhe Kosova, liderët e tyre, të dyja i frikohen presidentit Trump. Mendoj që ky është faktor shtytës në këtë moment,” tha ai.

Ai komentoi edhe deklaratën e Trumpit, i cili ka thënë se ka ndalur luftën Kosovë–Serbi.

“Mendoj se është shumë e mirë, sepse kur e ka thënë ai atë fjalë iu ka treguar të gjithëve se këtu s’bën me pasur luftë… mendoj që është prej fjalive më të mira të Trumpit, sepse projekton siguri në Ballkan dhe e minimizon potencialin e luftës,” tha ai, duke shtuar se një gjë e tillë jo pse nuk do Serbia luftë me Kosovën.


Peci e quan politikë jo normale atë të Vetëvendosjes

Analisti Lulzim Peci e vlerësoi si jo normale politikën e partisë së parë në vend, Vetëvendosje.
Ai përmendi rastin e humbjes së dialogut strategjik, duke thënë se një gjë e tillë u bë për interesat elektorale të Vetëvendosjes.

“E humbëm dialogun strategjik, kjo tregon që nuk jemi normal, që kemi politikë jo normale dhe atë e kemi me emër e mbiemër, është politika e Vetëvendosjes,” tha ai.


Kosova ftohet në Bord të Paqes, Serbia jo, Peci: Arritje e madhe për vendin tonë

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 e cilësoi si interesante ftesën e Kosovës në Bordin e Paqes, e Serbisë jo.

“Mendoj që është një e arritur e madhe për Kosovën, s’do të thotë që është një shuplakë e drejtpërdrejtë për Serbinë, se edhe vende tjera të rajonit nuk kanë marrë ftesë… Mirëpo, faktori shqiptar është këtu, mendoj që është një gjë shumë e rëndësishme, kjo tregon që administrata e Trump është duke i dhënë peshë faktorit shqiptar. Edhe nga ana tjetër, faktori shqiptar është më i sigurt në Ballkan për sa i përket influencës ruse dhe kineze, dhe mendoj që këtu qëndron esenca e kësaj pune,” tha Lulzim Peci./21Media

Back to top button