Kosova me ekonominë më të dobët në rajon, e varur nga importi dhe konsumi

Raporti veçon Kosovën sa i përket rritjes së importeve të cilat thuhet se kanë tejkaluar rritjen e eksporteve. Komisioni Evropian vlerëson se ekonomia e Kosovës ndodhet e ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme duke nënvizuar nevojën për reforma strukturore më të thella, përmirësimin e klimës së biznesit. Por, pavarësisht statistikave dhe raporteve kredibilie ndërkombëtare, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdon të flasë për rritje të hovshme ekonomike.

“Është një ekonomi që sa vjen e rritet çdo vit dhe ku ndërmarrjet me pronësi të huaj, krahasuar me para katër viteve, janë rritur për plot 55%”.

Kosova mbylli vitin 2025 me bilancin tregtar më të keqin që nga pas lufta, meqë, produktet e importuara për herë të parë në histori të Kosovës shkuan në rreth 7 miliardë euro ndërsa eksporti vazhdon të mbetet nën 1 miliardë. Ndërkohë, për rritjen ekonomike të cilën po flet Kurti, qytetarët ndajnë mendime të ndryshme.

“Ekonomia është dobët nuk ka rritje ekonomike, kemi stagnim nuk ka investime kapitale…”, u shpreh një qytetar për rtv21

“Këq është situata ish duft me kanë 3fish ma shumë shumë ma shumë…”.

“Kush punon ka kush nuk punon ska”, tha një qytetar tjetër për rtv21

“Rritje ka diçka po jo qysh po thojnë…”

Kosova mbylli vitin 2025 me një rritje ekonomike prej 3.8%, rritje kjo e pamjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave që kanë qytetarët. Ndërkohë, eksperti financiar Remzi Ismjali përveç ngadalësimit të rritjes ekonomike përmend edhe rreziqet financiare që aktualisht mbizotërojnë në Kosovë.

“Qëndrojnë kjo që ka dalë nga raporti i KE-së, sepse në Kosovë përveç rënies ekonomike dhe zhvillimit të ngadalshëm ekonomik kemi edhe një rrezik financiarë e cila po reflekton tek qytetarët sepse ka rritje të çmimeve nëpër banka pra janë rritur Fee-t janë rritur çmimet dhe të gjitha këto ndikojnë në kuletën e qytetarëv edhe për krejt këto ka ndikuar inflacioni që aktualisht është në Kosovë…”, tha Ismjali për rtv21

Ndryshe, Kosova vazhdon të jetë në krye të listës së shteteve me rritjen më të lartë të çmimeve në rajon dhe Evropë. Në krahasim me mesataren evropiane ku inflacioni në muajin dhjetor ra në 2.0 për qind e në Shqipëri në 2.3 për qind, Kosova në muajin dhjetor regjistroi një inflacion prej 5.3 për qind. Duke shënuar kështu shkallën më të lartë të inflacionit që nga pandemia Kovid. Ekspertët e ekonomisë, si shkaktar kryesor të rritjes së inflacionit përmendin shtrenjtimin e vazhdueshëm i energjisë elektrike qoftë për bizneset qoftë për ekonomitë familjare./RTV21/21Media

Back to top button