Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në “Rrugën e Pejës” në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur policia.

Ajo tha se një person u gjet i lënduar dhe u dërgua në QKUK për tretman mjekësor.

“Rr e Pejës, Fushë Kosovë 23.01.2026-15:42. Raportohet se është gjetur i lënduar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.

Back to top button