Rusia sulmon rëndë Ukrainën, në mes të takimeve trelaterale për paqe

Rusia ka ndërmarrë valë të re e masive sulmesh në Ukrainë. Cak i bombardimeve ishte infrastruktura energjetike në Kiev dhe në Kharkiv, e për pasojë me mijëra njerëz kanë mbetur pa furnizim me rrymë në mot me acar.

I gjithë aksioni ka ndodhur teksa delegacione nga Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillonin bisedime për paqe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Udhëheqësit i kanë cilësuar konstruktive bisedimet, teksa kanë paralajmëruar vazhdim të tyre Ushtria ruse ka ndërmarrë valë të re sulmesh në Ukrainë, duke lënë të vrarë të paktën një person dhe 31 të tjerë të plagosur, në ditën kur në Emiratet e Bashkuara Arabe janë përmbyllur bisedimet trepalëshe në funksion të marrëveshjes për paqe.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i ka dënuar sulmet teksa ka kritikuar ashpër presidentin rus, Vladimir Putin, për ndërmarrjen e aksionit në kohë negociatash.

“Me cinizëm, Putini urdhëroi një sulm të madh me raketa ndaj Ukrainës pikërisht në momentin kur delegacionet po takohen në Abu Dhabi për të avancuar procesin e paqes të udhëhequr nga SHBA-ja. Raketat e tij nuk goditën vetëm njerëzit tanë, por edhe tryezën e negociatave”, ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas.

Back to top button