United fiton derbin ndaj Arsenalit, Cunha shënoi eurogol ndaj “Topçinjëve”

Arsenali është mposhtur para tifozëve të vet në derbin anglez të javës së 23-të nga Manchester United me rezultat 2-3.

Golin e fitores për Unitedin e ka shënuar sulmuesi brazilian Cunha në minutën e 87-të të takimit.

Cunha shënoi nga distanca duke e lënë pa gjasa portierin vendas të pret gjuajtjen e tij.

Golat tjerë për Unitedin i shënuan Mbuemo dhe Dorgu që poashtu realizoi supergol.

Kurse për Arsenalin golat i shënuan Zubimendi dhe autogol nga Martinez.

Back to top button