Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana./21Media