Nga 15 deri në 500 euro, MPB e Maqedonisë së Veriut publikon gjobat

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka publikuar shumën e gjobave, varësisht prej shkeljeve që regjistron sistemi “Safe City”, përcjell TV21. Gjoba më e lartë është parashikuar të jetë 500 euro.
Njoftimi i MPB-së:
Shkeljet dhe sanksionet në kuadër të projektit “Safe City”
Për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është 50km/h
Deri 10 km/h- gjoba deri 15 euro
Nga 10 deri 30 km/h- gjoba 50 euro
Nga 30 deri 50 km/h – gjoba nga 300 dhe ndalesë për vozitje të automjetit nga 3 deri 12 muaj
Për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimit
Deri 30 km/h- gjoba deri 20 euro
Nga 30 deri 50 km/h- gjoba deri 50 euro
Nga 50 deri 70 km/h- gjoba 300 euro dhe ndalesë për drejtim të automjetit nga 3 deri 12 muaj
Për kalim në semafor të kuq
Gjobë deri 250 euro dhe ndalesë për drejtim të automjetit nga 3 deri 12 muaj
Për parkim në vend të ndaluar
Gjoba në shumë prej 25,40,150 dhe 180 euro, në varësi të shkeljes
Për pjesëmarrje në trafik me veturë të paregjistruar
Gjoba deri 500 euro
Nëse nuk kanë kaluar 30 ditë nga skadimi i regjistrimit, gjoba është 100 euro.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?