Besiktasi bind Asllanin, mesfushori pranë largimit nga Interi

E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Italisë e Interit dhe gjithnjë e më afër Turqisë, me Besiktasin që ka avancuar ndjeshëm drejt finalizimit të marrëveshjes. Mesfushori shqiptar, aktualisht aktiv te Torino, por në pronësi të Interit, ka dhënë tashmë miratimin e tij për transferimin.
Negociatat parashikojnë një huazim me mundësi blerjeje, formulë që shihet si zgjidhje e favorshme për të gjitha palët. Detajet kryesore janë dakorduar, ndërsa mbeten vetëm procedurat burokratike mes dy klubeve italiane dhe klubit nga Stambolli.
Nëse gjithçka mbyllet sipas planit, Asllani do të ketë mundësinë të gjejë më shumë hapësirë dhe vazhdimësi në kampionatin turk, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij dhe duke u larguar përkohësisht nga skena e Serie A.