Moti me shi, Policia apelon shoferët për kujdes

Policia e Kosovës ka dalë me apel për shoferët përshkak të reshjeve të shiut dhe kushteve atmosferike. Përmes një njoftimi nga policia tregohen këshilla me qëllim të sigurisë në komunikacionin rrugor.
Njoftimi i plotë:
APEL: KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NGA RESHJET E SHIUT!
Bazuar në situatën e tanishme, ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve, për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.
Shoferët luten të:
përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës,
mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve,
ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa nga reshjet e shiut, ku mund të ketë rrëshqitje.
Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik!
Kushtet aktuale atmosferike:
Reshjet e shiut krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun e aksidenteve.
Këshilla për shoferët:
Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.
Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë të lagështa nga shiu.
Siguria juaj është prioritet!
Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në ruajtjen e jetës./21Media