Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Gërdoc të Podujevës

Në Gerdoc të Podujevës, brenda një objekti është gjetur trup i pa jetë i një mashkulli kosovar.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor i emergjencës së Podujevës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Back to top button