Njësia A5 jashtë prodhimit, Ymeri thotë se kostoja e rrymës për 24 orë do të jetë minimum 200 mijë euro

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se sonte rreth orës 20:25, njësia A5 është ndalur nga operimi. Kjo pasi si pasojë e rrjedhjeje të evidentuar në ekranet (sistemi gypor), në kuotën 10–15 metra.
Janine Ymeri nga LDK-ja, ka treguar se për shkak të kësaj prishje për 24 orë me anë të bursave, minimalisht 200,000 Euro do të ketë blerje rryme
Ajo tha se në këtë mënyra ikin paratë dhe ardhmëria e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sanimi i Rrjedhjes së Ujit në bllok që për 24h kushton afër Çerek Milioni
Blloku A5 ndalet për sanim të rrjedhjeve të ujit.
A5 i jep 125 MWh të paktën sot para se me u ndal.
Me çmimin e Megaëatit në bursë Alpex për nesër mesatar është 68 Euro, në bursën Hupx, 145 Euro
Për 24h me anë të bursave, minimalisht 200,000 Euro blerje rryme.
Kështu ikin paratë e ardhmëria jonë përderisa QKUK harrnohet e nuk renovohet ndërsa afrohet dita kur do të na kërkohen paratë për rritjen e 4të e energjisë elektrike.