Ambasada britanike mirëpret vendimin e PZAP për Listën Serbe, bën thirrje që të respektohet

Ambasada britanike e ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që aprovoi ankesën e Listës Serbe dhe e urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ta përfshijë në rezultatin përfundimtar.
Në reagimin e ambasadës thuhet se ky vendim riafirmon të drejtën e komuniteteve joshumicë të Kosovës, krahas të gjitha subjekteve të tjera politike, për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik, ashtu siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës.
“Ne presim që përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime të jenë në gjendje të marrin detyrën dhe t’u shërbejnë qytetarëve që i kanë zgjedhur”, thuhet në reagim.