Bislimi priti përfaqësuesin sllovak për Ballkanin Perëndimor, diskutojnë për zhvillimet politike

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges.
Në këtë takim, Franges ishte i shoqëruar nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, transmeton KosovaPress.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se, ata diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, si dhe për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, si dhe domosdoshmërinë e votimit në Kuvend të Kosovës të marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë edhe Planin e Rritjes me Bashkimin Evropian, thuhet po aty.