Sekretari i EFJ- së i reagon Osmanit: Gazetarët kanë të drejtë të komentojnë lidhjet me Trumpizmin

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve Ricardo Gutierrez e ka quajtur si qesharake paralajmërimin e zyrës së Osmanit për veprime ligjore kundër gazetarit gjerman, Michael Martens.

Ricardo Gutierrez ka thënë se gazetarët kanë të drejtë të komentojnë për të dëshirën e Osmanit për t’u rizgjedhur si presidente dhe gjithashtu edhe për lidhjet e saj me “Trumpizmin”

“Kosova: kërcënimet për veprime ligjore nga presidenca e Kosovës kundër gazetarit gjerman Michael Martens (Frankfurter Allgemeine Zeitung, FAZ) janë po aq të turpshme sa edhe qesharake. Një gazetar ka të drejtë të komentojë mbi dëshirën e Vjosa Osmanit për të kandiduar për një mandat tjetër si presidente. Dhe mbi lidhjet e saj me Trumpizmin”, ka shkruar ai.

Back to top button