Tri ndeshjet e rëndësishme të Superligës sot

Sot në Superligën e Kosovës na presin tri ballafaqime mjaft interesante që mund të ndryshojnë rrjedhën e tabelës.

Vëmendja kryesore do të jetë në Therandë, ku FC Ballkani i vendit të dytë (55 pikë) pret KF Llapin, i cili ndodhet në vendin e tetë me 36 pikë dhe kërkon me ngulm të largohet nga zona e rrezikut.

Një tjetër sfidë e rëndësishme për mbijetesë është ajo mes Gjilanit (vendi i 5-të, 44 pikë) dhe Ferizajt (vendi i 9-të, 33 pikë), ku ferizajasit kanë nevojë jetike për pikë që t’i ikin zonës së barazhit. Ndërkohë, në Klinë, Dukagjini i vendit të gjashtë (41 pikë) do të përballet me Drenicën që ndodhet vetëm tri pikë prapa tyre (38 pikë), në një duel direkt për stabilitet në mesin e tabelës.

Të tri ndeshjet fillojnë nga ora 15:00 dhe pritet të sjellin rivalitet të lartë sportiv.

Back to top button