Negociatat me Abdixhikun, Osmani: S’kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, nuk është mirë me spekulu

Ish-presidentja Vjosa Osmani nuk ka zbuluar se si do të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Osmani tha se nuk ka kërkuar asnjë pozitë nga askush.
“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani.
Osmani tha se fokusi i saj mbetet tek qytetarët dhe mbështetja që merr prej tyre.
“Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha ajo para mediave.
Osmani dhe Abdixhiku u takuan javën e kaluar. Pas takimit, asnjë nga ta nuk dhanë detaje mbi përmbajtjen e diskutimeve mbi dy orëshe.
Osmani tha se ishte “kafe mes miqve”.
“Kafe mes miqve”, iu tha shkurt Osmani para gazetarëve javën e kaluar.