Shteti i ushtruesve të detyrës, 6 agjenci dhe 7 ministri me u.d

Krizat e njëpasnjëshme institucionale kanë lënë një numër institucionesh të pavarura me ushtrues detyre derisa një prej tyre është tërësisht jofunksionale. Përveç agjencive të pavarura me ushtrues detyre janë duke funksionuar edhe 7 ministri.
Institucioni i avokatit të popullit është një nga institucionet e pavarura i cili është duke funksionuar më anëtarë të cilëve që një kohë u skaduar mandati përfshirë edhe vetë avokatin e popullit. Më 10 prill Kuvendi i Kosovës shpalli konkursin për pozitën e avokatit të popullit por që më shpërndarjen e Kuvendit kjo çështje kthehet në pikën zero pohojnë në Institutin e Kosovës pwr Drejtësi.
Sipas IKD-së përveç institucionit të avokatit të popullit edhe një numër i agjencive të tjera të pavarura janë goditur nga kriza institucionale një nga të cilat është jofunksionale. Qemajl Marmullaku thotë se pozitat me ushtrues detyre lënë hapësirë për ndikime politike.
Sipas tij, përveç institucioneve të pavarura edhe një numër i ministrive janë duke funksionuar me ushtrues detyre.
“Nga analizat tona kemi vërejtur se nga 20 agjenci të pavarura 5 prej tyre udhëhiqen me ushtrues detyre, një agjenci s’ka bord funksional derisa që nga shtatori avokatit të popullit i ka skaduar mandati dhe kjo pozitë është e hapur me 10 prill por për shkak të shpërbërjes së Kuvendit ajo do të anulohet s’do të mund të procedohet më tutje si rrjedhojë kemi 6 pozita me ushtrues detyre dhe një agjenci që s’ka bord funksional. Kur janë pozitat me ushtrues detyre mund të ketë edhe ndikime specifike politike… Nëse vazhdohet të mos ketë stabilitet institucional kjo do të ndikojë ne funksionimin e mirëfillta të këtyre agjencive. 7 ministri janë me u.d derisa një nuëm ri madh i tyre ka bartje nga një pozitë tek pozita e sekretarit të përgjithshëm. Kemi raste kur kjo është përtej afatit kohor ligjore që është dy vite. MINT s’ka pasur sekretar që nga 2021 dhe po mbulohet me ushtrues detyre”, tha Marmullaku për RTV21./21Media