“E merr vesh populli”, Canaj: Ramiz Lladrovci do ishte kryeministër që flet gjuhën e popullit

(Lajm i përditësuar)

Canaj: Në qeveri duhet me qenë dikush që ka qenë tu vdek për këtë shtet

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar përbërjen e mundshme të qeverisë dhe rolin e figurave politike me përvojë në proceset shtetformuese.

“Në qeveri duhet me kon dikush që i dhemb shteti, dikush që ka qenë edhe tu vdek për këtë shtet si Fatmir Limaj. Unë të garantoj që plot njerëz në Partinë Demokratike të Kosovës nuk e duan më pak se Fatmir Limaj këtë qeveri”, tha Canaj.

Sipas Canajt, Limaj është një figurë politike me peshë dhe përvojë, ndërsa ai shtoi se përfshirja e tij në një subjekt politik si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pjesë e garës normale politike.

“Fatmir Limaj është futur me AAK-në si subjekt, dhe kur futesh si subjekt deri sa t’i kalosh zgjedhjet je okej,” shtoi ai.


“E merr vesh populli”, Canaj: Ramiz Lladrovci do ishte kryeministër që flet gjuhën e popullit

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka vlerësuar figurën e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke thënë se ai komunikon më së miri me qytetarët përmes gjuhës së thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.

“A e dini kë e merr vesh më së miri populli për nga gjuha? Është Ramiz Lladrovci. Nëse ai do të ishte kryeministër, do të fliste me gjuhën e popullit.”

Sipas tij, aftësia e Lladrovcit për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët e bën atë një figurë të veçantë në politikë.


”Ky vend ka problem”, Canaj: Kosova ka nevojë për Thaçin e Veselin

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar situatën aktuale politike dhe sfidën e lidershipit në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për udhëheqje më të fortë dhe më konsistente, duke permendur, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për të cilët tha se shpreson që do të lirohen nga Haga.

“Ishalla po lëvizi vendi e lirohen, ky vend ka problem me lidershipin. Ishalla ata po vijnë prej Hages, Kosova është duke pasur nevojë për karakter si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, sepse kur ka lider të fortë, edhe konkurrenca bëhet më e fortë.”


Canaj: Përparim Rama, lideri i ardhshëm i LDK-së

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka vlerësuar rolin dhe perspektivën e Perparim Rama brenda Lidhjes  Demokratike të Kosovës, duke e parë atë si një figurë kyçe për të ardhmen e partisë.

Sipas tij, Rama po tenton ta ndryshoj LDK-në në raport me të tjerët sa i përket bashkëpunimeve.

“Përparim Ramën e shoh si udhëheqësin e ardhshëm të LDK-së, jo Vjosa Osmani. Përparimin e shoh në LDK si dikush që po tenton të përshtatet konform epokës së re që po jetojmë. Përparim Rama po tenton ta bëjë një LDK bashkëpunuese.”, tha Canaj.


“Miq të vjetër, po e shpëtojnë njëri-tjetrin”, Canaj për Abdixhikun dhe Osmanin

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe raportet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vjosa Osmanit duke i cilësuar ato si të ndikuara nga marrëdhënie të vjetra personale.

“Po e shpëtojnë njëri-tjetrin në politikë, po e argumentojnë edhe miqësinë e vjetër që e kanë pasur të dy, mund ta marrim edhe të planifikuar sepse po flasim për dy miq të vjetër.”, tha Canaj.

Canaj këto komente i bëri duke iu referuar situatës aktuale politike dhe zhvillimeve që lidhen me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, raportet dhe bashkëpunimet brenda partisë nuk mund të ndahen lehtë nga lidhjet personale të krijuara ndër vite, duke lënë të kuptohet se vendimmarrjet politike mund të ndikohen edhe nga këto faktorë.

Show More
Back to top button