Krizat institucionale “godasin” institucionet e pavarura

Institucioni I avokatit të popullit është një nga institucionet e pavarura i cili është duke funksionuar më anëtarë të cilëve që një kohë u skaduar mandate përfshirë edhe vetë avokatin e popullit
Më 10 prill Kuvendi i Kosovës shpalli konkursin për pozitën e avokatit të popullit por që më shpërndarjen e Kuvendit kjo çështje kthehet në pikën zero pohojnë në Institutin i Kosovës për Drejtësi.
Sipas IKD-së përveç institucionit të avokatit të popullit edhe një numër i agjencive të tjera të pavarura janë goditur nga kriza institucionale një nga të cilat është jofunksionale.
“Nga analizat tona kemi vërejtur se nga 20 agjenci të pavarura 5 prej tyre udhëhiqen me ushtrues detyre, një agjenci s’ka bord funksional derisa që nga shtatori avokatit të popullit i ka skaduar mandati dhe kjo pozitë është e hapur me 10 prill por për shkak të shpërbërjes së Kuvendit ajo do të anulohet s’do të mund të procedohet. Kur janë pozitat me ushtrues detyre mund të ketë edhe ndikime specifike politike a pamundësojnë zbatimin e linjave specifike. Nëse vazhdohet të mos ketë stabilitet institucional kjo do të ndikojë ne funksionimin e mirëfillta të këtyre agjencive”.
Në mungesë të dy anëtarëve është duke funksionuar edhe Gjykata Kushtetuese pozita këto të cilat Kuvendi i Kosovës dështoi t’i plotësonte pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme për t’u propozuar për gjyqtar në këtë institucion.
Avokati Ardian Bajraktari paralajmëron shtimin e institucioneve jofunksionale për shkak të krizave të njëpasnjëshme.
“Pavarësisht faktit që pati zgjedhje të anëtarëve të KPM dhe të RTK akoma është një numër i institucioneve që janë gjysmë funksionalë ose jofunksionale, kjo dëshmon dështimin e politikës, Kuvendit në drejtim të përmbushjes së detyrimeve të tyre dhe pasojë e krizave të vazhdueshme politike. Gjithësisë numri i institucioneve që mund të jenë jofunksionale mund të rritet”, tha Bajraktari për rtv21
Përveç institucioneve të pavarura edhe një numër ministrish janë duke funksionuar me ushtrues detyre.
“7 ministri me u.d derisa nëj nuëm ri madh i tyre ka bartje nag nëj pozitë tek pozita e sekretarit të përgjithshë. Kemi raste kur kjo është përtej afatit kohor ligjore që është dy vite. MINT s’ka pasur sekretar që nga 2021 dhe po mbulohet me ushtrues detyre”.
Ndryshe nga institucionet e tjera në prag të shpërndarjes së Kuvendit u zgjodhën anëtarët e KPM-së dhe të RTK-së proces ky i cili nga AGK-ja dhe shoqëria civile u tha se u bë me vendim të partisë në pushtet, duke e ciëlsuar si proces të komprometuar./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?