Ngritet flamuri gjigant i UÇK-së në Prishtinë

Në nderim të 29 vjetorit të rënies së heroit Luan Haradinaj, një grup i veteranëve të UÇK-së ngritën një flamur gjigant tek vendi i njohur si rrethi i Ismetit.

Një nga iniciatorët e vendosjes së këtij flamuri, veterani Agim Pllashniku tha për rtv21 se përveç se për ta nderuar heroin Luan Haradinaj, me ngritjen e flamurit dëshirojnë që të përcjellin edhe një mesazh për padrejtësitë që po bëhen në Gjykatën Speciale.

“Ky flamur sot u vendos për respekt të familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të luftës për respekt të Luan Haradinaj që ka përvjetorin, për respekt për ata burra në Hagë që janë dhe që po mbahen që gjashtë vjet në paraburgim domethënë në Hagë që është një gjykatë politike dhe po shifet qysh dje që ja vazhduan edhe 2 muaj ditë është politike ata janë themelues të UÇK-së me respektin më të madh e përkrahje e tyre sot ne me këta veteran, shokë të luftës, invalid të luftës sot e kemi ngrit këtë Flamur këtu ky flamur është gjigant tha ai ndër të tjera./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button