Përparim Rama thotë se Haga po tenton ta rishkruaj historinë për interesa politik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vjet secilin nga katër ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se ky është një akt i turpshëm dhe sulm politik ndaj luftës çlirimtare.
Sipas tij, të kërkohet dënim 45 vjet do të thotë të kriminalizosh rezistencën ndaj okupimit dhe të legjitimosh krimet e agresorit.
“Kërkesa e Prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një akt i turpshëm i shtrembërimi të së vërtetës dhe një sulm politik ndaj luftës çlirimtare. Të kërkosh dënime prej 45 vjetësh për krerët e UÇK-së, do të thotë të kriminalizosh rezistencën ndaj okupimit dhe të legjitimosh, krimet e agresorit. Ky proces nuk synon të zbardhë përgjegjësi individuale, por të godasë vetë aktin e çlirimit dhe ta paraqesë luftën për liri si vepër penale”, shkruan ai.
Kërkesa e Prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një akt i turpshëm i shtrembërimi të së vërtetës dhe një sulm politik ndaj luftës çlirimtare.
“Këtu nuk po gjykohen individë, por po sulmohet një komb. Po tentohet të përmbyset historia duke e zhvendosur fajin nga agresori te viktima, nga shteti që kreu krime te ata që u ngritën kundër tyre. Kjo është padrejtësi e institucionalizuar dhe revizionizëm politik”
“Një drejtësi që barazon pushtuesin me të pushtuarin nuk është drejtësi. Është një farsë që rrezikon të shndërrohet në njollë të përhershme mbi kujtesën historike dhe mbi vetë nocionin e drejtësisë ndërkombëtare”, shkruan Kryetari i Prishtinës në Facebook.