Bashkëpunimi PDK-Limaj, Kamberi: Nuk besoj se do të ndodh

Belgzim Kamberi nga Instituti për politika sociale Musine Kokalari është shprehur skeptik për një bashkëpunim mes PDK-së dhe Fatmir Limajt për zgjedhjet e qershorit.
Kamberi tha për rtv21 se topin është në fushën e PDK-së, por sipas tij duket se njerëzit që kanë peshë më të madhe në PDK kanë druajtje nga ky lloj bashkëpunimi.
“Duket që në PDK ka blloqe me të ndryshme për bashkëpunim me Limajn. Disa janë pro disa kundër duket e vështirë për momentin që të ketë, mua nuk po me duhet që kemi më përfundu më një bashkëpunim të tillë pasi si duket njerëzit që kanë peshë më të madhe në PDK kanë druajtje nga ky lloj bashkëpunimi. Limaj ka bërë mirë që ka thënë një njërën anë që s’dal vetë ne zgjedhje por i gatshëm të bashkëpunoj me PDK. Mua më duket qe ia ka hedhë topin PDK-së. Mendoj se Limaj ka luajtur taktikisht me lëvizje me konstruktive se PDK dhe tani topi është më fushën e PDK-së”., tha Kaberi për RTV21./RTV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?