Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrustem Mustafa kthehet në PDK

Ish-Komandanti i UÇK’së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, do të jetë kandidat për deputet i PDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Naim Fetahu nga PDK.

“Rrustem Mustafa, Komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe bashkëluftëtari ynë, rreshtohet në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit. ​Besojmë fort në përvojën dhe përkushtimin tënd për ta çuar Kosovën përpara, ashtu siç bëre në ditët më të rëndësishme për lirinë tonë. ​Të priftë e mbara, Komandant!”, ka shkruar Fetahu.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button