Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kosova U16 shënon fitoren e dytë radhazi në turneun zhvillimor të UEFA-s

Kombëtarja e Kosovës U16 në kuadër të vajzave ka vazhduar me paraqitje mjaft pozitive në turneun zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi. Pas triumfit ndaj Andorrës, Dardanet e reja të drejtuara nga përzgjedhësja Xhuli Berisha, kësaj radhe mposhtën bindshëm San Marinon, me rezultat 4-0.

Kosova e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, kur në minutën e dytë Rona Berbatovci realizoi për epërsinë 1-0. E njëjta u tregua sërish e saktë në minutën e 35-të, duke dyfishuar rezultatin dhe duke vulosur dominimin e Dardaneve në pjesën e parë.

Ndërkohë në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi me lojë të mirë dhe arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, në minutën e 78-të realizoi Olsa Kuçi, derisa rezultatin përfundimtar 4-0 e vendosi Elsa Uka në minutën e 85-të.

Dardanet U16 ndeshjen e fundit në këtë turne do ta zhvillojnë më 11 maj, kundër Maqedonisë së Veriut.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button