Emërimet e fundit të Kurtit, Cakolli: Po e bon edhe ma interesant afatin kalimtar zgjedhor

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar me emërime të tjera, ku sot ka emëruar Triera Kasumin, zëvendësministre të Ekonomisë.
Lidhur me këtë ka reaguar Eugen Cakolli. Ky i fundit, ka ironizuar me emërimet e Kurtit, duke thënë se kushdo që po ‘’i shan më shumë kundërshtarët politikë, po dalin ma me perspektivë’’.
‘’Po e bon edhe ma interesant afatin kalimtar zgjedhor kjo puna e emërimeve nëpër pozita publike — kush po i shan ma shumë kundërshtarët politikë, po dalin ma me perspektivë. Merreni shtruar të nderuar, se mas zgjedhjeve, ku i dihet… mos po duhet me i fshi postimet ‘’, ka shkruar Cakolli.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?