Kaloni te përmbajtja kryesore

Punëtori bie nga lartësia në Fushë Kosovë, autoritetet nisin hetimin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku një person ka rënë nga një objekt ku ka qenë duke punuar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

‘’Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në Fushë Kosovë, derisa ishte duke punuar.’’, ka thënëAhmeti.

E njëjta, ka shtuar se punëtori është dërguar në QKUK, kurse policia, prokuroria e inspektorati i punës kanë nisur hetimet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button