Kaloni te përmbajtja kryesore

Protestat e opozitës në Shqipëri – hidhen molotovë, fishekzjarrë e gaz lotsjellës

Edhe protesta e sotme e opozitës në Shqipëri është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit në bulevardin kryesor të Tiranës.

Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, situata është përshkallëzuar kur protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë, mjete piroteknike dhe shishe molotov në drejtim të kordonit policor. Në përgjigje, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Gjatë protestës janë regjistruar edhe përplasje fizike mes disa protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Protesta është organizuar nga opozita shqiptare, e udhëhequr nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, të cilët prej muajsh po zhvillojnë tubime kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button