Kurti thumbon opozitën: Sa herë po na bllokojnë ne po rritemi, ata po marrin përgjigje më të fortë nga populli

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit.
Pas nominimit, Kurti ka thënë se është nder dhe përgjegjësi e madhe për të që të nominohet sërish. Gjatë fjalimit të tij, ai pati akuza ndaj ish-partive opozitare, të cilat sipas tij kanë zgjedhur ta bllokojnë shtetin.
“Do të tejkalojmë çdo pengesë e sfidë, mbase nuk do të na mungojnë as në të ardhmen. Jemi në prag të fushatës, tjetër ballafaqim me të kaluarën përmbajtësisht që s’do të vdes kurrë siç dukte pa u përpjekur edhe një herë të na marrë frymën, por ne jemi të pathyer dhe më të fortë se kurrë, me duar të pastra dhe ballë të hapur. Sa herë po na bllokojnë, ne po rritemi dhe ata po marrin përgjigje më të fortë nga populli. Përballë kemi një opozitë që nuk mund ta popullin prandaj ka zgjedhur ta bllokojë shtetin”, është shprehur Kurti.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?