Haradinaj reagon ndaj takimit Kurti- Mickoski: Në Prishtinë patriotizëm, në Shkup pranë atyre që i godasin shqiptarët

Këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në kongresin e VLEN-it në RMV, ku është parë përkrah me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski.
‘’Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë nevojë për politikanë që i kujtojnë vetëm në kohë fushate. Nuk mund të shtirësh patriotizëm në Prishtinë, ndërsa në Shkup të qëndrosh pranë atyre që i godasin shqiptarët’’, ka shkruar ajo, në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?