Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia gjen armë me fishekë në një veturë në Pejë

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Pejë, nën dyshimin për mbajtje në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Zllapek më 9 maj, rreth orës 01:11, gjatë një pike kontrolli të realizuar nga njësiti policor.

Gjatë kontrollit të një veture me targa vendore, policia ka gjetur pranë ulëses së pasagjerit një armë pistoletë me gjashtë fishekë, e cila dyshohet se ishte në posedim të pasagjerit, mashkull kosovar.

Arma dhe municioni janë konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari është intervistuar. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button