Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare

Kuvendi i ri i Kosovës do të ketë gjithsej 16 komisione parlamentare. Kështu njoftoi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Sot, pas njoftimit për formimin e grupeve parlamentare, proceduam me themelimin e komisioneve parlamentare, duke i hapur rrugë funksionalizimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me miratimin në seancën plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare, të cilat do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse”, njoftoi ajo në një postim në Facebook.