Kaloni te përmbajtja kryesore

KEK rikthen në operim Njësinë A4 të TC “Kosova A”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar rikthimin në operim të Njësisë A4 të Termocentralit “Kosova A”, pas përfundimit të riparimeve në sistemin gypor të kaldajës dhe përgatitjeve teknike për startim.

Sipas KEK-ut, njësia është sinkronizuar me sukses në orët e mëngjesit, në përputhje me standardet e sigurisë dhe procedurat teknike.

Nga KEK është theksuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë kontribuar në rikthimin e shpejtë të njësisë në funksion, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit të energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Njoftim – Rikthimi në operim i Njësisë A4 të TC Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se Njësia A4 e TC Kosova A është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës dhe krijimit të kushteve të nevojshme teknike për startim.

Startimi i njësisë, në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, është realizuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa procesi i sinkronizimit është realizuar me sukses rreth orës 09:00.

KEK shpreh falënderim të veçantë për të gjithë punonjësit, ekipet profesionale të mirëmbajtjes mekanike dhe mirëmbajtjes elektrike për profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë procesit të sanimit dhe rikthimit të njësisë në operim.

Këto angazhime dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KEK-ut dhe stafit të TC Kosova A për sigurimin e stabilitetit dhe besueshmërisë së prodhimit me energji elektrike.

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button