Abelard Tahiri njofton se nuk do të jetë në listën e PDK-së për deputet

Abelard Tahiri ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet.
Tahiri thotë se do të jetë pranë PDK-së dhe Bedri Hamza, duke i mbështetur për të arritur fitoren e merituar, siç thotë ai një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jem në listën e kandidatëve për deputet të Republikës së Kosovës. Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës për të arritur fitoren e merituar, një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, ka shkruar Tahiri.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?