Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasada e Gjermanisë i përgjigjet Berishës: Mbështesim punën e ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato

Ambasada Gjermane në Tiranë ka shprehur mbështetjen ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, përmes një deklarate të përbashkët të ambasadorëve të vendeve të BE-së të akredituar në Shqipëri.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, me rastin e Ditës së Evropës, ambasadorët e vendeve të BE-së theksojnë se qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij.

“Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe rikonfirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e përkushtuar të tyre”, thuhet në deklaratë.

Ky mesazh i publikuar nga Ambasada e Gjermanisë në Tiranë vjen një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryediplomatin e Bashkimit Europian në Tiranë, duke e akuzuar se sipas tij sillet si ambasador i kryeministrit Edi Rama.

“Ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera”, deklaroi Berisha./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button