Kaloni te përmbajtja kryesore

Humb jetën në aksident Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit

Në aksidentin i cili ka ndodhur sot në mesnatë në Deçan ka humbur jetën Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit dhe anëtari i AAK-së, Rifat Stojkak.

Kështu njoftoi Ish-deputeti Burim Ramadani.

“Para dy ditësh ishim bashkë e bisedonim për plane afatgjate, por sot me dhimbje mora lajmin që kolegu ynë energji plotë Rifat Stojkaj u nda nga kjo botë në fatkeqësi komunikacioni. Përherë do të kujtojmë Rifat! Lutem që familja e të afërmit të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen! Ngushëllime të gjithëve që e njohën!”

Për   aksidentin i cili ndodhur sot rreth orës 01:40 në fshatin Lloqan-Deçan njoftoi edhe policia.

“Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe bie nё njё kanal nё skaj tё rrugёs. Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё, mirëpo aty ka ndërruar jetё, vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button