Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kos: Në BE ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor

Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka deklaruar se me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutohen “tema kyçe gjeopolitike”, derisa theksoi se në Bashkimin Evropian ka vend për të gjitha vendet e rajonit tonë.

Ajo para gazetarëve përmendi vendet e rajonit por jo edhe Kosovën

“Ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe dua të jap një mesazh të qartë që zgjerimi është prioritet për Bashkimin Evropian dhe, nëse kandidatët tanë japin rezultate, atëherë edhe ne duhet të japim rezultate, dhe po i japim ato”, tha Kos.

Kos u ndal edhe te themelimi i grupit punues për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, duke theksuar se “qytetarët e Malit të Zi janë vërtet shumë pro”.

“Pastaj, sa i përket Planit të Rritjes, zbatimi po ecën mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë dollarë për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Dhe po sjellim gjithashtu rezultate konkrete kur bëhet fjalë për integrimin gradual, siç e dini javën e kaluar Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA”, tha ajo.

Në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel po mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button