Avokati: Prokuroria nuk e provoi se ministria e Rendit ushtronte kontroll mbi një forcë policie

Mbrojtja e Rexhep Selimit po vazhdon paraqitjen e kundërargumenteve në Hagë. Avokati i Selimit, Eric Tully tha se Prokuroria nuk është përpjekur fare që të provonte që Ministria e Rendit Publik, e drejtuar nga Selimi, ishte strukturë që kishte mundësi të ushtronte kontroll operativ mbi një forcë policie në mbarë vendin.
“ZPS nuk ka bërë as minimumin e mundshëm për të vërtetuar organizimet komplekse që i ka përshkruar në ato tabela. Në asnjë pikë të caktuar ZPS nuk është përpjekur që organigramat t’i lidhte me emra. As nuk ka prodhuar prova për të vërtetuar se këto organaigrama ishin realitet dhe ishin të vërteta, as nuk ka bërë asnjë përpjekje të mundshme për të vërtetuar se Selimi ishte në krye të saj..10.10ZPS nuk është përpjekur fare që të provonte që Ministria e Rendit Publik e drejtuar nga Selimi ishte një strukturë që kishte mundësi të ushtronte kontroll operativ mbi një forcë policie në mbarë vendit. Për rrjedhim ky argument nuk qëndron dhe është tërësisht i pambështetshëm…10.11Mungesa e këtyre dokumenteve është një lloj dëshmie që nuk ekziston një strukturë e mirëorganizuar e Ministrisë së Rendit Publik”, tha ai.
Mbrojtësi i Rexhep Selimit para trupit gjykues tha se nuk ka asnjë urdhër apo udhëzim që është lëshuar nga klienti i tij.
“Mendoni se sa i rëndësishëm është rolit i shefit operativ të policisë së një vendi në një situatë jashtë konflikti në Kosovë në qershor 1999. Kjo do të ishte një detyrë herkulane, minimalisht duhet të kishim pritur urdhra, udhëzime që të buroni prej këtij komandanti operativ drejtuar vartësve, por s’kemi parë asnjë të tillë. Asnjë shembull të ndonjë urdhri, një udhëzimi, në asnjë moment, asnjë policie, në asnjë zonë të Kosovës as nuk është lëshuar nga Selimi, dhe as në emër të zotit Selimi”, shprehet Tully.
Avokati Eric Tully tha se i vetmi dëshmitar, i cili ka deklaruar se ka pasur dijeni për urdhra të lëshuara nga Selimi në cilësinë e Rendit Publik, ka qenë dëshmitari Ë 04748, për të cilin, siç tha avokati, edhe vetë familja e tij e kanë përshkruar si gënjeshtar.
“I vetmi dëshmitar që ka thirrur ZPS-ja që pretendoi se kishte dijeni për urdhra specifik të lëshuar prej Selimit në cilësinë e Rendit Publik ka qenë dëshmitari 04 748 që është përshkruar nga vetë anëtarët e familjes si gënjeshtar. Një person që nuk ka qenë as në UÇK në atë kohë e jo më të ketë qenë në ministrinë e Rendit Publik. Ai e kishte një injorancë totale se si ka funksionuar UÇK-ja asokohe. Ishte një person që në mënyrë krejt të pabazë ka pretenduar se ka pasur njohuri për marrëveshje të fshehta në mes KFOR-i dhe Policisë dhe pavarësisht spekulimeve të tij lidhur me urdhra të lëshuar nga Selimi, ai e pranoi gjatë kundërpyetjeve se nuk kishte pasur dijeni personale lidhur me ndonjë urdhër të marrë prej Policisë në verën e 1999-ës”, tha ai. ”, tha Tully./kp