Kaloni te përmbajtja kryesore

Maluma dhe Susana Gomez presin fëmijën e tyre të dytë

Ylli i muzikës latine, Maluma, ka surprizuar miliona ndjekësit e tij në mbarë botën duke njoftuar se po pret fëmijën e dytë me partneren e tij, Susana Gomez. Përmes një postimi në Instagram për nder të Ditës së Nënës, artisti ndau një foto bardhë e zi që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

Në foton e postuar, Maluma shihet së bashku me vajzën e tyre të parë, Paris, duke puthur barkun e rrumbullakosur të Susanës. Maluma ka zgjedhur të jetë i thjeshtë në mesazhin e tij, duke vendosur vetëm një emoji me zemër blu në përshkrim, gjë që ka nxitur menjëherë spekullimet e fansave se çifti mund të jetë në pritje të një djali.

Ky lajm vjen vetëm dy vite pasi çifti mirëpriti vajzën e tyre Paris, në mars të vitit 2024.

Së fundmi, në një intervistë për “The Jennifer Hudson Show”, ai u shpreh se sa mall e merrte për vajzën e tij gjatë kohës që ishte në turne, duke treguar përkushtimin e tij të madh si prind.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button