Liderët botërorë në Konferencë të Mynihut, Kurti përfaqëson Kosovën

Konferenca e Sigurisë në Mynih ka mbledhur udhëheqësit botërorë në kuadër të samitit treditor.
Në këtë konferencë, në emër të Kosovës po merr pjesë kryeministri Albin Kurti.
Konferenca nisi dje dhe do të zgjasë deri të dielën, teksa fjalën i pari e pati kancelari gjerman Friedrich Merz i cili dha paralajmërime “të frikshme” se nuk ka më rend botëror bazuar në rregulla.
Ai gjithashtu pranoi se “është ekziston një përçarje e thellë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”.
Ndërkaq, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë që Evropa duhet të përgatitet drejt pavarësisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lideri i Francës gjithashtu theksoi se në vend që të kufizonte madhësinë e NATO-s, pushtimi i Rusisë shtyu më shumë vende të bashkohen dhe detyroi Evropën të rrisë shpenzimet për mbrojtje, shkruan skynews.
Macron shton se edhe nëse ekziston një marrëveshje paqeje për Ukrainën, Evropa do të duhet të përballet ende me një Rusi agresive.
Ndryshe, Franca dhe Gjermania kanë nisur diskutimet rreth armëve bërthamore evropiane.