Vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, humb jetën një shtetase e Shqipërisë

Një grua ka vdekur pas një vetaksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Prishtinë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Korroticë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka qenë shtetase e Shqipërisë, ndërsa nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i veturës.

“Ka ndodhë vet-aksident me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë, në cilin kishin qenë drejtuesi dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të R. Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e cila më pas në QKUK ka nderuar jetë, ndërsa drejtuesi mbetet duke marr trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./21Media

Back to top button