Hamza ndan pamje nga përgatitjet për marshin e 17 shkurtit: Mesazhi është i qartë, drejtësi, jo politikë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shpërndarë një video ku shihen duke u bërë përgatitjet për marshin e 17 shkurtit në përkrahje të çlirimtarëve.

Ai krahas pamjeve të shpërndara në Facebook shkruan se pankartat janë bërë gati për marshin që organizohet nga platforma “Liria ka Emër”.

“Pankartat i bënë gati. Mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë! Krenar që kemi një rini që e do Kosovën dhe nuk hesht përballë padrejtësisë”.

“Ky është një marsh që i bashkon qytetarët, sepse drejtësia është mbi çdo dallim politik” shkroi ai.

Back to top button