Detaji ‘sekret’ që Ramush Haradinaj e nxori pa dashje për shpalljen e Pavarësisë

Ramush Haradinaj në një intervistë më ndryshe ka ndarë detaje e kujtime nga lufta, qëndrimi i tij në Hagë e po ashtu ka shprehur edhe pikëpamjet e tij për politikën aktuale.
Ndër të tjerash ai ka kujtuar edhe ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës të cilën e përjetoi teksa ishte ne në paraburgimi në Hagë.
Në emisionin “1 kafe me Labin” në RTV21 Ramush Haradinaj tha se e dinte pak a shumë ditën e shpalljes së Pavarësisë, derisa u shpreh se ishin parapërgatitur për ta festuar, e kishin kërkuar edhe ëmbëlsira, por gjithmonë siç tha ai me një pretekst tjetër pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë, përcjell portali rtv21.tv
“E kemi pasur edhe datën , kuptohet nuk i kemi keqpërdor ato informata“, tha ndër tjerash ai.
Haradinaj foli edhe për procesin aktual që Hagë ku në Gjykatën Speciale po përballen me gjykimin në Hagë.
Ai e cilësoi këtë si të padrejtë, duke u shprehur optimist që ish krerët e UÇK-së se do të shpallën të pafajshëm.
:Jo vetëm për shkaqe veç ta zëmë të individëve në këtë rast të Presidentit Thaçi, kryeparlamentarit Veseli, Krasniqi, gjeneralit Selimi, Calit…e të tjerëve, mirëpo kjo është edhe një lloj ofendimi për viktimat, që me u gjyku ata që kanë luftu me mbet gjallë.”, tha ai.