Kaloni te përmbajtja kryesore

Ngjarjet e datës 14 maj

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës të Ibrahim Rugovës. (Salla e Akademisë, Prishtinë, ora 9:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mban ceremoninë e inaugurimit të punimeve dhe vendosjen e gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Fshati Frashër, Mitrovicë, ora 9:00)

Takim në Komunën e Mitrovicës me kryetarin Faton Peci (ora 9:00)

Vizitë në Parkun Industrial dhe inaugurimi i punimeve (ora 9:30 – 9:50)

Fjalë rasti nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci (ora 9:50 – 10:10)

Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër administrimit të drejtësisë” (Gjykata Speciale në Hagë, ora 9:30)

Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë mban tryezë me temë: “Siguria juridike dhe mbrojtja e pronësisë si faktor i zhvillimit ekonomik”. (Fakulteti Juridik, Amfiteatri 2, Pejë, ora 09:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi mban konferencë për medie lidhur me dy rastet që ka fituar në Gjykatën Supreme: kundër Ministrisë së Shëndetësisë për shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve dhe rasti kundër Universitetit të Prishtinës për shfuqizimin e disa dispozitave të Rregullores për procedurat përzgjedhëse të personelit akademik.(Zyrat e IKD-së, ora 10:00)

CEL Kosova dhe AGK organizojnë tryezën “Gjuha e urrejtjes dhe raportimi etik mbi çështjet LGBTI+ në Kosovë: Ndërlidhja me Homofobinë, Bifobinë dhe Transfobinë”. (Sarajeva Steak House, Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon diskutimi me temën “Agjenda e Reformave të Kosovës: Çfarë më pas?”. (Sëiss Diamond, ora 10:30). Panelistët e ftuar janë: Jeton Zulfaj, kryenegociator me BE-në dhe Koordinator Kombëtar ZKM, Eva Palatova, ushtruese e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë  dhe Dren Puka, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqërinë Civile.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, zhvillojnë një vizitë në Ferizaj.

Vizitë në Kisha Katolike e Ferizajit – inspektim i punimeve restauruese në fazën përmbyllëse (Ora 11:00 – 11:30)

Vizitë në Teatrin ”Adriana”, fillimi i punimeve restauruese (Ora 11:40 – 12:10)

Klubi i Aeronautikës organizon konferencë për media me rastin e mbajtjes së garës ndërkombëtare “Kastrioti Open Air 2026”.

13:00 – Fjala hyrëse

13:05 – Fjalimi i kryetarit të Klubit të Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, z. Fanol Shala

13:10 – Fjalimi i përfaqësuesit të FAI dhe drejtorit të garës, z. Andy Coëley

13:15 – Fjalimi i gjyqtares kryesore të garës, znj. Maja Karas

13:20 – Fjalimi i kryetarit të Federatës së Aeronautikës, z. Avni Kuqi

13:25 – Fjalimi i përfaqësuesit të Federatës së Aeronautikës së Shqipërisë, z. Alket Islami

(Qendra Mediale KosovaPress, në zyrat e KosovaPressit, Aktash, rruga “Lord Bajron”, ora 13:00)

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës organizon ceremoninë mirëseardhëse të rreth 80 përfaqësuesve të organizatës World Physiotherapy – European Region.

(Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, ora 19:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button