Gucati për ish-krerët e UÇK-së: Ishin në gjendje të mirë – do të kthehen në maj

Hysni Gucati nga OVL e UÇK në një lidhje të drejtpërdrejt për RTV21 ka treguar detaje nga takimi i djeshëm i tij me ish krerët e UÇK-së.
Ai shpreson se në muajin maj ish-krerët do të lirohen, shkruan portali rtv21.tv
“Unë dje i kam parë të gjithë, presidentin (Thaçin), bacin Jakup (Krasniqi), Rexhën dhe Kadri Veselin, i kam parë shumë mirë, moralisht, psiqikisht shumë mirë, në gjendje të mirë e të fortë, njerëz që të japin kurajo, vullneti për me jetu, punu, vepru në Kosovë. Në ditët në vijim, shpresoj në muajin maj ata do të vinë dhe do ta bëjmë një festë të madhe”, tha ai./21Media