Kaloni te përmbajtja kryesore

​“Diçka po shkon ndryshe”, Driton Kuka ngrit shqetësim

rajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një mesazh reflektues pas përfundimit të kampit stërvitor të ekipit të tij në Shqipëri, duke folur për punën intensive të ekipit, por edhe për sfidat që po sjellin gjeneratat e reja.

Kuka bëri të ditur se kampi ka qenë i mbushur me stërvitje të forcës, kondicionit dhe aktivitete të tjera, derisa theksoi se në ekip është krijuar një “gërshetim gjeneratash”, ku janë ndërtuar sportistë kampionë evropianë, botërorë e olimpikë.

Megjithatë, ai ngriti shqetësimin për ndryshimet që po vëren tek të rinjtë, duke theksuar se gjeneratat e sotme komunikojnë më pak dhe kalojnë më shumë kohë në telefona, rrjete sociale dhe lojëra elektronike.

“Po punojmë më shumë se kurrë por diçka po shkon ma ndryshe”, ka shkruar Kuka, duke shtuar se metodat e punës duhet të ndryshojnë vazhdimisht, por kjo mbetet sfidë për prindërit, pedagogët dhe trajnerët.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button