Maloku: Partitë politike nuk po flasin për problemet konkrete

Politologu, Albinot Maloku, tha për rtv21 se mënyra e instalimit të komunikimit agresiv është e dëmshme për qytetarët sepse, sipas tij, partitë politike duhet të fokusohen në problemet e qytetarëve dhe jo në gjuhë degraduese.
‘’Është në natyrshmërin sidomos të LVV-së kjo mënyrë e instalimit të komunikimit, një gjuhë aggressive e cila krijon tension, refuzim dhe është ajo gjuhë e cila është përdor edhe më 9 shkurt të vitit të kaluar në proces zgjedhor.’’, tha ai./RTV21/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?