Hamza: Kosova ka mundur të jetë edhe më mirë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza mbrëmë në ”Click” të RTV21, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për stagnim të shtetit dhe përkeqësim të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Ai tha se Kosova ishte marrë në qeverisje nga Kurti si një shtet i konsoliduar dhe me infrastrukturë të ndërtuar, por sipas tij, qeveria aktuale nuk ka sjellë zhvillim konkret.
Një pjesë nga intervista Hamza sot e ka publikuar në Facbook.
”Po, Kosova ka mundur të jetë edhe më mirë. Por qeverisjen tonë e kemi dorëzuar me Kosovën shtet të pavarur, me autostrada moderne, institucione stabile dhe partneritete të fuqishme me aleatët tanë. Kemi ndërtuar polici dhe ushtri që sot janë shembull për rajonin. Kemi ndërtuar shtet. Prandaj, pas gjashtë vitesh në pushtet, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë vetëm një përgjigje nga qeveria aktuale: çfarë keni bërë ju për Kosovën? Sepse Kosova nuk mund të ecë përpara vetëm me fajësime, arsyetime dhe kriza të njëpasnjëshme, ndërkohë që shumë familje mezi po ia dalin nga muaji në muaj për shkak të çmimeve tejet të larta”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?