Pas ceremonisë, Trump bisedon veçmas me Ramën dhe Osmanin

Në fund të mbledhjes të Bordit të Paqes të ditës së sotme 19 shkurt, presidenti amerikan Donald Trump ka takuar edhe liderët, që ishin mbledhur për të marrë pjesë në këtë bord.
Ai foli veçmas me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Trump bisedoi për pak minuta me liderët shqiptarë.
Kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje presidentit Donald Trump që të bëjë diçka, përpara se të ndodhë diçka e keqe.
“Faleminderit zoti president për ftesën, që të jemi pjesë e këtij eventi. Si shtet themelues i kësaj organizate. Flitet se ky Bord paqeje do zëvendësonte Kombet e Bashkuara, por shpresoj Zoti do ta bekojë Bordin e Paqes. Ne e vlerësojmë rolin tuaj zoti President për rolin tuaj për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Ky Bord duhet që të sjellë për fëmijët në Gaza paqe, nga lufta e shkaktuar nga Hamasi. Humaniteti duhet të fitojë në këtë rajon. Bota mund të krijojë në Lindjen e Mesme një oaz paqeje. Shqipëria ka nderin që të kontribuoj në këtë ndryshim. Trump vendosi paqe mes Kosovës dhe Serbisë në mandatin e tij të parë. Dua të paraqes tek ju faktin që janë kërkuar 45 vite burg në Hagë. Ajo gjykatë ka dështuar që të vendosë drejtësi dhe për të respektuar standardet e drejtësisë ndërkombëtare. Zoti Trump, bëni diçka përpara se diçka e keqe të ndodhë. Faleminderit që na keni pranuar në këtë mision, sepse ne jemi miq të Izraelit”, u shpreh Rama.